TIRANE - Interpol Tirana ka shpallur sot në kërkim ndërkombëtar Muharrem Llanin, vëllain e Jetmir Llanit të arrestuar më 22 nëntor nga policia e Firences në itali.
Sipas të dhënave të policisë shqiptare Jetmir Llani dhe Muharrem Llani janë autorët e atentatit ndaj vëllezërve Shkreta, ku mbeti i vdekur Gentian Shkreta dhe u plagos Emanuel Shkreta.
Emanuel Shkreta i mbetur i plagosur nga atentati më 4 nëntor, ka dëshmuar në polici se atentati ndaj tyre pasi po ktheheshin nga një vizitë tek motra e tyre në Serbi, është kryer nga Jetmir dhe Muharrem Llani dhe pasi vranë Gentianin na thanë t’i bënim të fala Indritit.
Zinxhiri i hakmarrjes mes familjes Shkreta e Llani në Fushë-Mamurras deri tani ka krijuar tre viktima brenda 6 muajsh. Gjakmarrja filloi fill pas vrasjes së 9-vjeçarit Indritit LLani më 5 qershor 2012, pasoi me vrasjen e babait të vëllezërve Shkreta, Mark Shkreta më 19 korrik 2011 dhe vazhdoi me vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e Emanuel Shkretës më 4 nëntor dhe ende sot dy familjet jetojnë me frikën e hasmit.
Ka qenë vetë Jetmir Llani i cili në një intervistë për A1Report ka mohuar vrasjen e Mark Shkretës për hakmarrje, e në dëshmi të ndryshme para policisë italiane duke treguar fotografinë e djalit ka pranuar se është hakmarrë për vdekjen e tij.
E ndërsa Jetmiri u arrestua në Itali nga ku pritet të ekstradohet për llogari të drejtësisë shqiptare, ende mbetet në kërkim vëllai i tij Muharrem për të cilin ka një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

(Në foto faqja e Interpol Tiranës)
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Emanuel Shkreta: Ja kush ma vrau vëllanë para syve