Gjykata e Lartë arrin të formojë pas 1 muaji Kolegjin Penal që do të shqyrtojë të pandehurit e akuzuar si anëtarë të organizatës Hakmarrja për Drejtësi dhe më 24 shkurt nis gjykimin.
ReportTv ka mësuar se pas shortit të hedhur këtë të enjte janë përzgjedhur gjyqtarët Artan Zeneli, Andi Celiku, Aleksandër Muskaj, Shkëlzen Selimi dhe Guxim Zenelaj.
Procesi ndaj të pandehurve ku mes tyre janë Orik e Laert Shyti nisi më 13 janar 2016 në Gjykatën e Lartë, por u shty me dy seanca pasi trupa gjyqësore nuk u formua. Mos formimi i pesëshes së gjyqtarëve erdhi si pasojë se disa prej gjyqtarëve të Kolegjit Penal kanë gjykuar dhe më parë këtë dosje.
Hakmarrja për Drejtësi u rikthye në Gjykatën e Lartë me vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila në vitin 2012 vendosi rigjykim të procesit, ndërsa të pandehurit janë dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e vrasjeve, grabitjeve dhe krijimit të organizatës kriminale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com