'Hakmarrja si pjatë e ftohtë', PSG heq fytyrën e Mbappe-së nga Parisi

'Hakmarrja si pjatë e ftohtë', PSG heq fytyrën e Mbappe-së nga Parisi

Heqja e imazhit të Kylian Mbappe

PSG hoqi imazhin e Kylian Mbappe nga "Parku i Princave" dhe ndaloi shitjen e fanellës së tij në dyqanin fizik të klubit, ndërkohë që ajo është ende e pranishme në atë online. Ky është kapitulli i ri i përplasjes së gjithanshme mes lojtarit dhe klubit.

Mbappe aktualisht po stërvitet vetëm me të ashtuquajturit “të padëshiruarit” dhe është jashtë skuadrës në pritje të zhvillimeve në tregun e transferimeve. Futbollistit i skadoi opsioni i rinovimit më 31 korrik, teksa ai refuzoi ofertën e pabesueshme nga Arabia Saudite dhe dëshiron të largohet falas në vitin 2024. 

PSG kërkon 250 milionë euro për yllin e ekipit, një shifër që për momentin i ka lënë të gjithë pa fjalë. Real Madridi është klubi që kërkon me ngulm sulmuesin, teksa çdo ditë që kalon sjell uljen e çmimit të tij, me "Galaktikët" që nuk janë të gatshëm të pagujanë shumën e majme, për një lojtar që pas një viti mund të shkojë në Madrid falas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun