TIRANE - Një vit më parë i vranë vëllain për një krushqi të prishur, sot i merr hakun duke ekzekutuar babain e autorit të krimit të majit 2015. Vrasja ndodhi këtë mëngjes në Kashar, ku viktimë mbeti Skënder Aluku, ndërsa autori Bujar Xhaferri u arrestua nga policia në tentativë për tu larguar nga autostrada.
Xhaferri i ka zënë pritë Skënder Alukut i cili këtë mëngjes pasi kishte vizituar vajzën e tij në Domje po kthehej për në banesë.
Familja Xhaferri ka hapur dyert e mortit dhe të afërmit janë mbledhur për ngushëllim.
Për nipin e Skënder Alukut kjo vrasje konsiderohet pabesi pasi ata konfliktin e konsideronin të mbyllur me dënimin e Altin Alukut për vrasjen e ish-vjehrrit.
Për uniformat blu ky krim e ka zanafillën më 17 maj të një viti më parë ku Altin Aluku ish dhëndri i Lutfi Xhaferrit ekzekutoi këtë të fundit dhe plagosi ish-vjehrrën e tij.
Fqinjët e dy fiseve shprehen se dhe pas një viti familjet ende s'ishin pajtuar mes tyre.

(Viktima Skënder Aluku)
Cila është historia e hakmarrjes mes fiseve Aluku-Xheferri
Në maj të 2015-ës 39-vjeçari Altin Aluku vrau me breshëri kallashnikovi ish-vjehrrin e tij Lufti Xhaferri 59 vjeç dhe plagosi ish-vjehrrën. Vrasje që motiv të sajin pati prishjen e fejesës së Altinit me vajzën e Xhaferrit.
Lutfi Xhaferri u vra teksa ishte duke ecur në një nga rrugët e Kasharit, dhe duket se vëllai i tij Bujari, i cili sot u vu në pranga, i ka marrë hakun në po të njëjtën formë: Duke vrarë në mes të rrugës babait e personit që i mori jetën e vëllait një vit më parë.
Në dhjetor të 2015-ës, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 23 vite e katër muaj burgim Altin Alukun për vrasjen e Lutfi Xhaferrit.
Më 17 Maj 2015 policia do të arrestonte dhe Skënder Alukun nën akuzën e armëmbajtjes dhe prodhimit të armëve luftarake por dënimi ndaj tij ishte vetëm me 60 mijë lekë gjobë.
Altin Aluku vrau Lutfi Xhaferrin (ish- vjehrri)
Bujar Xhaferri - Vëllai i Lutfi Xhaferrit
Skënder Aluku - Babai i Altin Alukut

Autori Vrasje Bujar Xhaferri

Viktima Skëndër Aluku në vendin e ngjarjes

Altin Aluku
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO