Hakmerret Guardiola, City mund 3:1
Barcelonën, fitojnë Bayern e Arsenal

Hakmerret Guardiola, City mund 3:1<br />Barcelonën, fitojnë Bayern e Arsenal
Pep Guardiola është hakmarrë ndaj ish-ekipit të tij, Barcelonës, për humbjen dërrmuese 4:0 dy javë më parë në "Camp Nou". Ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League-s ka përfunduar me fitoren 3:1 të Manchester City ndaj katalanasve, takim i luajtur në "Etihad Stadium".
 
Barcelona e nis mjaft mirë takimin kur në minutën e 21, Lionel Messi realizoi golin e parë. Vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit. Ai do të vinte në fund të pjesës së parë me anë të turko-gjermanit Ilkay Gundogan. Fraksioni i parë i lojës përfundon në barazim 1:1.
 
Në të dytën, dhe për shkak të renditjes në grup, ekipi i Guardiolës u hodh i tëri në sulm. Kevin de Bruyne gjuan bukur brenda zonës në minutën e 51, duke tundur për herë të dytë portën e Ter Stegen.
 
Goli i sigurisë për vendasit do të vinte në minutën e 74 me anë të një kundërsulmi. Sërish Gundogan ngre në këmbë stadiumin, pavarësisht një pretendimi nga Barcelona për prekje të topit me dorë.  
 
Me këtë fitore City shkon në kuotën e 7 pikëve në Grupin C, 2 pikë larg kryesuesve të Barcelonës. Në vendin e tretë renditen gjermanët e Borussia Moenchengladbach të cilët barazuan 1:1 me Celtic.
 
Në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza. Për t'u vlerësuar fitoret e PSG-së, Arsenal dhe Athletico Madrid të arritura në minutat shtesë. Fitore jo e lehtë për kampionët e Gjermanisë që arritën tre pikëshin falë një përmbysje 2:1 përballë PSV. Lojtari i ndeshjes për bavarezët ishte sulmuesi Leëandoëski, i cili realizoi të dy golat. 

Rezutaltet e mbëmjes së sotme
rezultatet

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm