Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Kosova u ndal në faktin se konflikti politik në vend ka dëmtuar interesat e qytetarëve, dhe solli si shembull bllokimin e banesa sociale për të pastrehët.
"Çdo konflikt politik në këtë vend është kthyer në një problem më vete për jetën e përditshme të qytetarit. Nuk mund të ketë asnjë lloj agresiviteti ndaj meje që të më bëjë të kthej rrugën e vendosur që çdo minutë ta shfrytëzoj për të gjetur një zgjidhje për ju. Jam këtu për të dhënë zgjidhjen e duhur dhe të marr vendimin e duhur në kushte shumë të vështira, por me qetësinë, maturinë dhe eksperiencën që unë kam", tha Kosova.
Përsa i takon sulmeve të kundërshtarëve, Kosova tha se "mundohen të më pengojnë por unë shoh që sa më shumë sinjale që unë marr dhe informacione negative, më bindin që rruga që kam ndërmarrë është rruga e duhur. Bashkë me ju do shkojmë në rrugën e mbarë për Tiranën, për familjet tona për lagjet tona".
Kosova tha se në asnjë moment nuk ishte pajtuar me abuzimin dhe korrupsionin. "Arsyeja se pse situata sot është e papranueshme ka të bëjë me faktin se qeveria është larguar nga hallet dhe problemet e qytetarëve", tha Halim Kosova./atsh/
/Shqiptarja.com