TIRANE- Drejtori i Spitalit Obseatrik Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", Halim Kosova ku është shtruar studentja e mbijetuar në aksidentin tragjik të Himarës, Florije Peçi tha sot paradite se shtatzënia e ka ndodhur në muajin shtator.
“Sipas llogarive shtatzënia ka ndodhur në shtator. Nuk besoj se ka qenë në gjendje kome, por rehabilitimi. Pacientja pas traumës, nuk ka një kujtesë shumë të qartë, por mjetet dhe ekzaminimet nuk lënë të dyshojnë veç një gabimi 2- 3 ditë. Eshtë një paciente e pafuqishme. Nuk është vendosur ende për abort.”- sqaroi Halimi për gazetarët.
Studentja e mbijetuar në aksidentin e 21 majit, 2012 në Himarë ku mbetën të vdekur 13 persona, mes tyre 11 studente është 5 muajshe shtatzënë. Familjarët denoncuan se Florija ka mbetur shtatzënë në spitalin austriak ku kishte vajtur për t'u mjekuar disa ditë pas aksidentit së bashku me Eriselda Guberen. Peçi u nis në Austri më 22 maj në gjëndje kome dhe i vëllai i saj në një kallzim penal drejtuar prokurorisë shkruante se motra e tij është përdhunuar.
Sipas Kosovës ngjizja mund të ketë ndodhur në fazë rehabilitimi, dhe jo në koma, megjithatë shpreh rezerva pasi thotë se duhen shqyrtuar dokumentet.
Kosova nuk përjashton mundësinë e një përdhunimi në rastet kur pacientja është në koma. I pyetur nga gazetarët a mund të ndodhë një përdhunim në gjëndje kome, Halimi përgjigjet: “Në gjëndje kome ka qenë truri jo mitra”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com