Halimi: BE është nxituar me Serbinë
që spastron shqiptarët e Preshevës

Halimi: BE është nxituar me Serbinë<br />që spastron shqiptarët e Preshevës
PRESHEVË - “Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të detyruar, që luftën e tyre ekzistenciale kundër diskriminimit shtetëror dhe pastrimit etnik ta zhvillojnë në rrethana, kur Serbia po fillon përgatitjet e fundit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar sot lideri i Luginës së Preshevës, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë, përfaqësues I shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Lidhur me situatën aktuale në Luginën e Preshevës deputetit Riza Halimi, kryetar i PVD-së Preshevës për agjencinë e lajemeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “gjendja shumë e vështirë ekonomike, sociale dhe politike është vështirësuar edhe pas vendimit diskriminues të Kuvendit të Republikës së Serbisë për eliminimin e gjykatës dhe prokurorisë themelore. Në këtë mënyrë, pushteti qendror serb po e vazhdon realizimin e strategjisë së degradimit të plotë institucional të komunës së Preshevës, duke pasur për bazë synimin për defaktorizim të plotë të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.”

Halimi në vazhdim për “Presheva jonë” ka deklaruar se “Serbia, mjerisht këto veprime anticivilizuese ndaj popullatës shqiptare në Serbi po i zhvillohen në  kushtet kur serbëve në Kosovë po iu mundësohet autonomia e gjerë, që po i tejkalon edhe  kompetencat dhe të drejtat kolektive të dokumentit të Ahtisarit, të cilat i tejkalojnë dukshëm nivelet e të drejtave, që pakicat nacionale i realizojnë në shtetet evropiane.”

Se si e komenton faktin se Brukseli sot i hap dyert Serbisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së deputeti Halmi ka theksuar se “Brukseli duket se ka nxituar duke hapur dyer e BE-së për Serbinë me shqiptarët e diskrimuar në Preshevë. Është absurdi më i madh që Shqiptarët në Serbi, e posaçërisht Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të detyruar, që luftën e tyre ekzistenciale kundër diskriminimit shtetëror dhe pastrimit etnik ta zhvillojnë në rrethana kur Serbia po i fillon përgatitjet e fundit për anëtarësim në  Bashkimin Evropian.”

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar