TIRANE - Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe miratojë dje propozimet e paraqitura nga Ministria e Drejtësisë dhe asaj të Integrimit lidhur me ashpërsimin e masave ndëshkimore për një sërë veprash penale në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.
Por nga e majta propozimet e dy ministrave binin ndesh me njëri-tjetrin lidhur më dënimet që kishin propozuar për marrëdhëniet seksuale me dhunë mes bashkëshortëve ose bashkëjetuesve. “Qeveria ka sjellë propozime për dënimet për veprimin e kryrjes me dhunë të marrëdhënieve seksuale mes dy bashkëshortëve ose bashkëjetuesve pa dëshirën e gruas.
Nuk është qesharake që të dënohet me 8 deri ne 10 vite burg sipas ministrit të drejtësisë dhe që të dënohet me gjobë e deri në 2 vite burg sipas Bregut? Kë do të miratojmë ne? Nëse arrin deri këtu, atëherë të prishet martesa.”, u shpreh Majko. Por mbledhja e djeshme kaloi mes debatesh dhe akuzash personale mes ministres Bregu dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj, ku diskutimi për Kodin Penal shkaktoi një përplasje verbale mes tyre.
“Pa shiko Kodin Penal, ka 12 vjet që ka këtë që propozon ti për marrëdhëniet seksuale me dhunë. Shih Kodin para se të sjellësh propozimët", iu drejtua deputetja Felaj ministres Bregu. Ndërsa Bregu iu përgjigj: "Meqënëse e ngre zërin, këtë e ke element të dobësisë dhe mungesës tënde të intelektit.
Neni 102 parashikon marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rritur, jo brenda familjes, prandaj lexoje me kujdes dhe shpresoj të ketë mbetur diçka sa për ta kuptuar. Je ti ajo që ke nxjerrë nga burgu ata që kanë trafikuar gratë dhe ke shkuar në çështje penale. Ke probleme shumë të mëdha gjatë historisë tënde".
Ministrja e Integrimit është propozuese e një seri ndryshimesh në Kodin Penal kundër dhunës në familje, të cilat iu bashkangjitën paketës së amendimeve të ministrit Halimi. Kodi Penal, ligj me 84 vota, mori konsensusin e opozitës në parim dhe parashikon rritje të viteve të burgut për vrasjet e policëve dhe dhunën ne familje.
Arsyeja për këto ndryshime, sipas ministrit Halimi, është dënimi qesharak për vrasjet në mbarë vendin. "600 çështje penale kishin shkuar nga Prokuroria në Gjykatë dhe nga këto, 90 përqind e tyre prokurori kishte kërkuar minimumin e dënimit. Nga 600 çështje vetëm 20 kishin shkuar në Apel, pse? Sepse gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kishin gjetur hapësirën ligjore, kishin shkuar me minimumin e dënimit", deklaroi Halimi.
Pati dhe batuta mes anëtarëve. “Ju që jeni bërë baballarë të politikës na nxirrni një politikan të arrestuar kur keni qenë ju në qeveri? Deputeti Majko pyeti se kujt ia adresonte këtë pyetje Rama. “Me atë që martohesh e divorcohesh në ditë të caktuara”, iu përgjjigj Sula me të qeshur.
Ndërkohë që deputeti Damian Gjiknuri i konsiderojë si të votuara këto amendamente dhe që po përdoren politikisht vetëm 2 muaj para zgjedhjeve nga qeveria. Për disa figura krimi si vrasja e policëve, funksionarëve publike, gjakmarrja dhe krimi brenda familjes, dënimi parashikon të rritet nga 25 ne 40 vjet burg. Për të parandaluar rastet e armëmbajtjes pa leje, Ministria e Drejtësisë propozoi shndërrimit e dënimit me gjobë në dënim me jo me pak se 10 vjet burg.
* Lajmi u përditësua
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com