Anëtari i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, Eduard Halimi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Jashtë dyerve të Kuvendit, deputeti Halimi tha se duhet të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve për të diskutuar mbi imunitetin e Tahirit, i cili akuzohet për trafik droge.

“Kërkojmë menjëherë që tani mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e Saimir Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve. Ndaj i bëjmë thirrje Gramoz Ruçit që të fillojë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar menjëherë, tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Halimi.

Kjo është thirrja e dytë nga PD, ku ishte krydemokrati Lulzim Basha, që në një dalje urgjente për media kërkoi arrestimin e Tahirit, duke i bërë thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë ndaj kërkesës së Prokurorisë dhe të mbledhë Këshillit e Mandateve dhe seancën plenare. Ndërkohë, deputetët demokratë janë mbledhur në Kryesinë e Kuvendit dhe presin që të mblidhet këshilli për të vendosur për Tahirin.

d.c./shqiptarja.com