TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kërkoi sot gjatë analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të forcohet siguria e sistemit dhe të luftohen abuzuesit. “Raportet evidentojnë se kemi evoluim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. Kemi absolutisht një rritje te performancës në trajtimin e të dënuarve”, tha Halimi.
Sipas ministrit, “ka pasur arritje te rëndësishme në përmirësimin e sigurisë, duke evidentuar zero tentativa për arratisje gjate këtyre muajve. Po ka edhe probleme për të cilat pritet marrja e masave të menjëhershme”. Halimi iu referua problemeve të abuzimit që kanë shoqëruar çështje të tilla si hyrja e sendeve të paligjshme në burgje si dhe abuzimi me lejet shpërblyese.
“Korrupsioni është një sëmundje që duhet ta luftojmë çdo ditë. Kërkoj prej jush tolerancë zero ndaj çdo rasti abuziv. Monitorimi dhe kontrolli i sistemit të burgjeve është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar në të ardhmen dukuri të tilla “, deklaroi ministri.
Ministria e Drejtësisë aktualisht monitoron online me kamera sistemin e Institucioneve të Vuajtjes së Dënimit në Tiranë ndërkohë që pritet që ky sistem të shtrihet edhe në të gjithë burgjet e vendit. Halimi deklaroi se në shtator do të nisë reformave në sistemin e menaxhimit të burimeve financiare në burgje, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostove për mbarëvajtjen e një të dënuari.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com