Halimi: Ja një video e manipulimit
të zgjedhjeve, prokuroria të hetojë

Halimi: Ja një video e manipulimit<br />të zgjedhjeve, prokuroria të hetojë
Partia Demokratike nis të zbardhë provat e dokumentuara që lidhen me manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Nga selia blu deputeti demokrat, Eduart Halimi ka folur për fakte të dokumentuara përmes materialeve filmike, se si në komunën Pult të Bashkisë së Shkodrës, një kuti votimi është tejmbushur me vota nga komisionerët e të majtës ndërsa komisionerët e opozitës janë nxjerre jashtë qendrës.

Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor.
Në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr 0092 të fshatit Bruçaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në videon që po transmetojmë dhe që po ia vëmë në dispozicion gjithë medias, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. 2 komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit.
Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona
”, - tha Halimi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion