Halimi: Me Britaninë, tani edhe
burgje private në Shqipëri 

Halimi: Me Britaninë, tani edhe <br />burgje private në Shqipëri 
TIRANË - Edhe burgje private në Shqipëri. Këtë ka propozuar sot ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në praninë e dy ekspertë britanikë, të gjenden në Tiranë për të dhënë përvojën e tyre në lidhje me burgjet private. “Kemi vendosur për një projekt pilot të ndërtimit të një burgu privat me 300 të dënuar, me dënime të sigurisë së ulët”, ka njoftuar ministri Halimi, i cili paraprakisht ka renditur arsyet se përse janë tepër të nevojshëm burgjet private në Shqipëri.

NJË I BURGOSUR KUSHTON 6000 EURO NË VIT

Sipas Halimit, burgjet private sjellin uljen e kostos në burgje, rritjen e cilësisë, eliminimin e korrupsionit, rritje aksesi në shërbime, rehabilitim etj. Halimi bëri të ditur se, buxheti vjetor i shtetit në lidhje me burgjet është 30 milionë euro; para që shkojnë më tepër për sigurinë e burgjeve. Ndërsa kostoja vjetore e një të burgosuri arrin në 6000 euro në vit. "Më e ulëta në rajon, por e lartë për Shqipërinë. Dhe a e kemi bërë të sigurt jetën e shqiptarëve duke izoluar 4000 të dënuar?”, pyeti Halimi. Duke u përgjigjur se ata nesër sërish mund të jenë kontigjent vulnerabël për të kryer krime. “Duhet të ndërhyjmë me metoda më alternative, më të guximshëm”, ka thënë Halimi, duke shtuar se "kemi vendosur për një projekt pilot me 300 të dënuar me dënime të sigurisë së ulët deri në 5 vjet burgim".

BURGJET PRIVATE ULIN KOSTOT

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi bëri të ditur se “në Londër pati nënshkruar një marrëveshje me homologun në Londër jo vetëm për transferimin e të dënuarve, por dhe për reformën në burgje, si krijimi i burgjeve private në Shqipëri”.

Ai shtoi faktin se dy ekspertë britanikë, - të pranishëm sot në paraqitjen e projektit në Tiranë - nga më të mirët, po merren me këtë çështje, që të mësojmë nga reforma, se vëllai i vogël mëson më shumë nga vëllai i madh, sepse mëson edhe nga gabimet e vëllait të madh”, tha Halimi.

Sipas tij, pavarësisht se këtë periudhë është miratuar paketa më e ashpër penale në këto 20 vjet, duhet që edhe reforma në burgje të bashkëlidhet për të luftuar kriminalitetin. “Rehabilitimi i të burgosurve për shkak të mbipopullimit në burgje do ishte në diskutim. Ndaj iu drejtuam partneritetin me privatin. Do diskutojmë me biznesin në lidhje me këtë reformë.

BURGJET PRIVATE, TË SIGURTA SI BANKAT

Ministri Halimi ka theksuar se me "30 milionë euro për sigurinë s’ka pasur asnjë tentativë për t’u larguar nga burgjet". Por ka shtuar se "kjo nuk mjafton". Ai ka ngritur pyetjet: "A janë të sigurt burgjet private? A përbëjnë kërcënim?" Dhe është përgjigjur se burgjet private janë po aq të sigurta si ato publike. Duke bërë krahasimin se "e njëjta logjikë vlen edhe për bankat". Ministri ka përmendur se një burg përbën të ardhura për biznesin, operatorit privat i intereson të qëndrojë sa më gjatë në burg, se rritet fitimi.

CANON: MËSONI NGA GABIMET TONA MBI BURGJET

I pranishëm në prezantimin e konceptit dhe idesë së një projekti polit mbi burgjet private, përveç dy ekspertëve britanikë ka qenë edhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Canon. Ai ka sjellë shembullin se, Britania ka eksperimentuar me privatizimin e burgjeve. Shprehem i bindur se kjo tryezë e rrumbullakët ofron mundësi për të mësuar nga arritjet tona e për të parë, nëse nga këto çfarë mund të zbatohet në situatën e Shqipërisë. Një mundësi për të mësuar nga gabimet që kemi kryer. Ekspertët tanë të ndajnë të mirën dhe të keqen me ju. Është një marrëdhënie në zhvillim mes Britanisë dhe Shqipërisë në fushën e ligjit, e cila ka vlerë për të dy palët”, ka theksuar Canon.

HALIMI: DIXHITALIZIM I KARTELAVE TË TË DËNURAVE

Dixhitalimi tërësor i gjithë kartelave të të dënuarve, që në çdo kohë prokuroria gjykata të kenë në çdo kohë të dhënat e të dënuarve. Halimi ka shtuar se ka rreth 7000 në vit. E nëse rtë gjithë këtado të sistemoheshin në burgje, kjo do të ishte kosto për shtetin; plot 60 milionë euro në vit. “3000 e ca prej tyre janë në burg, ndërsa të tjerëtgjenden në shërbimnin e proves, gjë që ul koston e projektit”, tha Halimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G