Halimi: Pa dekriminalizim, nuk
e votojmë reformën në drejtësi

Halimi: Pa dekriminalizim, nuk<br />e votojmë reformën në drejtësi
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi thotë se nuk është dakord me projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për dekriminalizimin. Në intervistën “5 pyetjet nga Babaramo”, Halimi shprehet se me këtë projektligj shpëtojnë të zgjedhurit vendorë si Artur Bushi dhe Elvis Roshi dhe të tjerë, të cilët tha ai janë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre.
 
“Problematika që ka politika sot ka të bëjë me eliminimin e disa eksponentëve. Nëse miratohet ligji i Ramës, shpëtojnë Artur Bushi, Elvis Roshi e të tjerët”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë. “U përdorën me idenë se Rama do i kishte nën kontroll. Në fakt nuk i ka nën kontroll. Ramës nuk i duhet ligj që të largojë nga administrata të inkriminuarit.”

Halimi gjatë intervistës theksoi se, PD nuk do të japë konsensus për reformën në sistemin e drejtësisë pa u miratuar më parë reforma për dekriminalizimin. “Pa u bërë dhe pa u zbatuar marrëveshja e parë me PS-në për dekriminalizimin nuk mund të ketë marrëveshje të dytë. Marrëveshja e parë është e dekriminalizimit. Një deputet me rekorde kriminale nuk mund të votoje për reformën në drejtësi”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.

Dekriminalizimi, Kemi dy projekte paralele. Ku dallojnë këto projekte?
E para kemi arritur në dy për shkak të kauzës së ngritur nga PD lidhur me dekriminalizimin e Kuvendit. Kjo erdhi për fakte që dihen botërisht. Me fakte që kishin t bënim me rekorde kriminale. Procesi solli bojkotin e PD deri në marrëveshjen e 24 dhjetorit. Ndërkombëtartë ui sensibilizuan. Para zgjedhjeve të 21 qershorit Bylykbashi dorëzoi draftin. PS pasi e mori dhe i hoqi pjesën kryesore.

Çfarë u hoq?
U hoqën elementë që kishin t bënin me persona me dy identiteti. E vetmja për t’i verifikua ishte marrja e shenjave të gishtërinjve kjo u hoq për të kandiduar Roshin dhe Bushin. Sollëm një draft tjetër. Rama edhe në draftin e dytë hoqi pjesën krysore.
 
 
Përse jeni kundër projekti Severino?
Jemi këtu për shkak se dikush bëri një kontratë me krimin para se të vinte në pushtet. Prandaj erdhi një kriminalizimi i shpejtë i administratës. Justifikohen se morën kriminelë se nuk ia dilnin dot banditëve të Saliut, duke iu referuar Aldo Bumçit në Lezhë.
 
Kjo shumë qeverisëse ka marrë eksponentë të cilët kanë qenë më parë me PD.
Hera e parë që dëgjoi se PD ka marrë Prengën apo Ndokën për të intimiduar njerëzit në Lezhë. Ajo që dihet është se këta persona u morën në zgjedhje nga PS se kanë lidhje me krimin e njerëzit. U përdorën me idenë se Ramna do i kishte nën kontroll. Në fakt nuk i ka nën kontroll. Ramës nuk i duhet ligj që të largojë nga administrata të inkriminuarit.
 
Çfarë garancie jepni ju?
Ne u jemi drejtuar ekspertëve të huaj. Italianët kanë sjellë variantin Severino. Baza e draftit të PS është ligji Severino. Problematika që ka politika sot ka të bëjë me eliminimin e disa eksponentëve. Nëse miratohet ligji i Ramës, shpëtojnë Artur Bushi, Elvis Roshi e të tjerët. E vetmja mënyrë
 
Raporti i OSBE iu duket bindës.
Raporti amerikan në Vjenë ka raportuar se nga PS janë kandidatë me të kaluar kriminale. Madje i kërkojnë qeverisë që të largonte të inkriminuarit.
 
Dy krerët e Bashkisë që përmende rezultojnë të padënuar?
Media publikuan vendimet për këta dy persona. Janë dosje që qeveria i ka. Rama i ka pranuar këto fakte. Shprehja e Ramës për Roshin ka qenë “Ishte dikur i dëbuar, tani është i nderuar”. Ka dënime me emrin e ndryshuar, kanë edhe dëbim. Shumë vende evropiane i dëbonin ata persona për të cilët dyshonin, por nuk e provonin se ishin përfshirë në veprimtari kriminale.
 
Në projektin tuaj parashikohet jo vetëm dënimi, por edhe dëbimi?
Po. Përderisa nuk ka një vendim të prerë të pafajësisë. Ajo që dua të themi se kur ka pasur dyshime, në terrenin e sotëm politik çmohet që këta persona të mos kenë poste publike. Të njëjtën proces është vepruar në vitin 1993. U ndalonte këtyre personave që të merrnin poste publike, nuk po themi që të shkojnë në burg.
 
Elvis Rroshi fitoi me 60 % të votave. Perceptimi më i mirë i publikut është kur votohesh?
Kontrata me krimin nuk njeh ngjyrë. Ata ja dalin të fitojnë zgjedhjet, pasi përdorin gjithçka, çdo mekanizëm e fuqinë r tyre. Edhe ambasadori amerikan bëri thirrje që të mos votoheshin këta njerëz. Kontrata me krimin instrumenti më vrastar i pushtetit.
 
Gjurmat e gishtërinjve ata i kanë dhënë për pasaporta etj., mund të përdoren?
Ata nuk mund t’i japin pa pasur autorizimin nga një vendim gjyqësor. Prandaj kemi kërkuar të ngrihet një task forcë që të marrë të dhënat nga personat përkatëse. Ndërkombëtarët po nxjerrin raporte që po i vendosin damkë të zezë vendit.
 
Te projekti juaj sa deputetë duhet të lënë mandatin.
Drafti i PD, nuk ka dallime nga çdo kush deputet, pavarësisht forcës politike.
 
Sa veta largohen?
Nuk mund ta them. Kur kemi bërë ligjin nuk kemi llogaritur emrat. Kemi kërkuar disa pika. E para t’u marrim shenjat e gishtave deputetëve dhe t’i verifikojmë nëse janë dënuar apo jo jashtë shtetit. Janë po ata persona që ne kemi përmendur gjithmonë. Kam mbetur i shokuar nga ai që qëlloi me pistoletë. E Dyta çështja e dëbimit, janë ata persona që janë përfshirë në krim para vitet 2000 nga vendet evropiane.  Flas për vendimet kriminale. E kemi klasifikuar për raste të rënda. Flasim vetëm për dëbimet kur është dyshuar për krimeve të rënda, trafik armësh, droge dhe prostitucion. E treta është testi i drogës për të gjithë zyrtarët e lartë. Një zyrtar publik që përdor rrjetet kriminale për të përdorur drogën, atëherë është pjesë e rrjetit.
 
Në Amerikë testi i drogës bëhet për çdo kandidatë për postin e Gjykatës së Lartë. Të bëhet edhe testimi i diplomatëve. Raste të të tilla ka plot.

 
Në çfarë vendesh aplikohet?
Në SHBA, për gjykatësit dhe diplomatët. Nuk flas për qetësues, por përdorimin e drograve të rënda. Kokaina e heroina, këto lënë gjurmë. Nuk biem dakord për shumë gjëra. Por për një gjë kemi rënë dakord, marrëveshja e 24 dhjetorit kontrrat e vetme që i pengon që të kalojnë ligje me 3/5 pa konsensus.Nsëe kalojnë nuk do të kenë asnjë vlerë. Nuk e voton, por edhe nëse e voton ne do jemi sërish këtu, në të njëjtën situatë, pasi do kemi sërish krimin në Parlament.
 
Thoni se është përdorur krimi për të fituar zgjedhjet, deri tani kanë dalë emra periferikë. Sipas këtij projekti preket Ristani?
Këta emra nuk janë periferike, kanë pasuri të pafundme. Këta emra që nga Mark froku, Arben Ndoka, Armando Prenga etj. Ditën e parë që ata kanë hyrë në burg, të nesërmen Rama u ka çuar ILDKP dhe ku kanë gjetur miliona. Këta njerëz kanë pushtetin dhe paranë. Unë nuk i kisha dëgjuar më para se jetoja në Tiranë.  Ristani nuk ka bërë asnjë ditë burg për korrupsion siç akuzohet.

 
Ekspertët e propozuar nga PD paraqiten propozimet se si e shohin reformën e drejtësisë. Ekspertët kanë paraqitur rreth 300 masa që fokusohen në luftën ndaj korrupsionit dhe në sistemin e drejtësisë.

Çfarë ndryshon?

Ka një dokument të paraqitur nga ekspertët e PS-së. Mungon skaneri për atë që ka ndodhur në këto 16 vite nga hartimi i kushtetutës.
Ne ndahemi me maxhorancën në një çështje që është shumë thelbësore. Mazhoranca e ndërton tek një testim, thotë se janë çelësi për drejtësinë.

Si bëhet?

Ne nuk mendojnë se gjyqtarët janë të paaftë dhe bëjnë korrupsion. Duhet një skanim i plotë i dosjeve të tyre, kontroll i imët për vitet e fundit. Nëse kjo nuk bëhet me 20 inspektorë, të bëjë një inspektoriati më të madh.

Kush do ta kontrollojë? Ministria e Drejtësisë apo KLD?

Këtu ndahemi me mazhorancën se këtë nuk duhet ta bëjë qeveria.

Si e mendoni ju?

Të ketë një inspektorat të KLD, jo dy inspektorate. Ka një fenomen që gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin.

Këtë e bëjnë në KLD?

Çdo zgjidhje mbështetet tek rekomandimi i ndërkombëtarëve. Është ndryshimi i formulës së përbërjes së KLD-së, largimi i qeverisë. Vjen një ankim e merr ministri dhe po të dojë e çon, po të dojë nuk e çon. Ta ketë prokurori, shoqata e avokatëve, etj. Gjyqtarët duhet të ndërpresin marrëdhëniet me gjyqtarët, të jenë full time në KLD.
Çdo qeveri që ndërmerr reforma e bën këtë për përfitime politike. Duhet të ketë një mekanizëm kontrolli.

Për Prokurorinë kemi dy propozime? Keni projekt për prokurorinë?

Për të gjithë kreun për prokurorinë kemi një numër të madh rekomandimesh, por nuk shoh në një lidhje me qeverinë që kërkon jnë prokurori nën ekzekutiv. Kemi një qeveri që mban urdhrin për arrestimin e Frrokut, nuk kemi besim tek kjo qeveri. Kemi një ministër që ua jep kushërinjve për të bërë trafik.

Jeni për Byronë e Hetimi?

Po jemi, por të merret mendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në projektin tuaj si emërohet prokurori i përgjithshëm?

Ka një ndërveprim mes këshillin të prokurorisë, presidentit dhe parlamentit. Këshill prokurorie që duhet të lërë larg prokurorët e korruptuar, prokurorët e komunizmit. Të krijojmë një këshill prokurorie larg këtyre ndikimeve që në 2017 të zgjedhim një prokuror të Përgjithshëm bashkë me presidentin dhe parlamentin.

Janë 300 propozime, por kush është më baziku?

Masat antikorrupsion.

Më drastiku?

Për mendimin tim, se nuk dua të bëjnë diferencim mes ekspertëve, por për mua në perceptimin e sotëm masat më të rëndësishme janë ato të luftës ndaj korrupsionit në shkallën e parë dhe të apelit.

Çfarë ndryshon?

Skanim dhe largim të gjyqtarëve të korruptuar.

Që gjithë gjyqtarët të kalojnë në sitë?

Me një monitorim të shpejtë dhe të shpeshtë të sistemit, jo vetëm me kërkesë të ministrit, por të kenë të gjithë mundësi të kërkojnë procedim disiplinor.

Ka ardhur momenti që kushtetuta të preket edhe për çështje të tjera?

Unë mbështes mendimin e ekspertëve që të ketë një reformë sektoriale të drejtësisë pa prekur mënyrën se si funksionon shteti. PS kërkon të ndryshojë formulën e zgjedhjes ë presidenti., për ne kjo nuk prek drejtësinë.

Reforma elektorale për shembull?
Këto anë reforma sektoriale. Reforma duhet të kalojë tek ekspertët ndërkombëtarë dhe pastaj të konsultohet. Nuk janë zgjidhjet e duhura se pse i thash unë apo se i tha një ekspert i PS. Pa u bërë dhe pa u zbatuar marrëveshja e parë me PS për dekriminalizimin nuk mund të ketë marrëveshje të dytë. Marrëveshja e parë është dekriminalizimi dhe tani kërkohet konsensus për marrëveshjen e dytë.

O të dyja o asnjërën?
Nuk është çështje forme, por thelbësore. Një deputet me rekorde kriminale nuk mund të votoje për reformën në drejtësi. Ka një presion të fortë të ndërkombëtarë që procesi i dekriminalizim duhet të bëhet tani.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA

Trump njofton tarifat tregtare, 25% për Kanadanë dhe Meksikën! 10% për Kinën, kryejnë tarfik droge në SHBA