TIRANË - Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka deklaruar se, qeveria Rama e ka pranuar që do prishen edhe ndërtime me leje. Ai ka deklaruar se, brenda javës do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për anullimin e këtij vendimi. Reagimi i Halimit ka ardhur pas deklaratave të bëra nga ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
“Qeveria pranon: Po, do të prish edhe ndërtimet me leje! Kjo është e paprecedentë. Rama ka dalë jashtë kontrollit!!”, shkruan deputeti demokrat në profilin e tij në Facebook. “Në komision, ministrja e territorit pranoi para mediave: Po do të prishim ndërtimet me leje!
Ky është vendimi më arbitrar deri sot, që shkel hapur nenet 41 e 42 të Kushtetutës, nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, nenin 1 të protokollit shtesë dhe të paktën të 20 vendimeve të Gjykatës Europiane të cilat sanksionojnë paprekshmërinë e pronës si e drejtë themelore e njeriut”, shkruan Halimi në Facebook.
Ai deklaron se, qeveria do të rrafshojnë ndërtimet me leje, pronat e ligjshme të ndërtuara me mund e sakrifica nga shqiptarët.
“Brenda javës Partia Demokratike do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shpallur antikushtetues vendimin e kryeministrit dhe për të kërkuar pezullimin e çmendurisë së një qeverie që po del jashte kontrollit. Deri atëeherë, mos lejoni askënd të prekë pronën tuaj të ligjshme”, përfundon mesazhin e tij, deputeti Eduard Halimi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjermeni: Edhe ndërtimet me leje mund të prishen