TIRANË – “Shkrirjen” e Policisë Kundër Krimit Ekonomik, deputeti demokrat Eduard Halimi e konsideron si spastrim dhe hakmarrje të Kryeministrit ndaj punonjësve të rendit, që kanë shërbyer në Qeverinë “Berisha”.
Sipas opinionit të tij në Fb, “Rama sot në Parlament iu mburr shqiptareve se vendosëm ta shkrijmë Policinë Kriminale sepse njeri kishte dekonspiruar një operacion! Por ky është dënim kolektiv, që i bëhet qindra policëve, që nesër do mbushin rrugët si të papunë apo fëmijëve të tyre që nesër do ngelen pa bukë,”- thekson Halimi.
“Dënimet kolektive janë mjetet e vjetra për të trembur e frikësuar, punonjësit por dhe qytetarët si dhe spastrim. Ato janë të denja vetëm për vende ku nuk ka demokraci, shtet ligjor, por regjim të një shteti antikushtetues, si ky që po imponon Rama,”- nënvizon ish-Ministri i Drejtësisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tahiri: Shkrihet Sektori i Antikrimit Ekonomik