TIRANË – Qeveria shqiptare do të hapë zyra juridike falas për qytetarët në çdo qytet të Shqipërisë. Këtë gjë e njoftoi javën e shkuar në mbledhjen e Qeverisë, vetë Kryeministri Berisha ndërsa sot e ka publikuar në profilin e tij në Fb, edhe ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. “Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin”, shkruan Halimi në Fb.

“Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojmë qytetarët”, - thekson ai. – “Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor.

Me nismën e Kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe Euralius-it kanë përfunduar Reformën e Ndihmës Juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare.

Çdo qytetar ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, të kuptoje atë dhe të ndihmohet. Por jo të gjithë kanë mundësi për të patur një avokat, jo të gjithë kanë mundësi të këshillohen prej një avokati. Jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë tarifat për një avokat apo tarifat gjyqesore.

Është e domosdoshme që ne të hapim zyra juridike në çdo qytet dhe të informojme qytetarët. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes se kriminalitetit, forcimit të shtetit ligjor: jo taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerable; jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës; avokatë falas në çdo qytet të madh të vendit, që do të ndihmojnë falas të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të kenë një avokat dhe 6 klinika ligjore, që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre”, - përfundon ministri i Drejtësisë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)