Halla e Mateos: Brenda 3 ditësh të mbledhim firmat në çdo qytet dhe t'ia dorëzojmë Ramës e Kuvendit! Të rikthehet dënimi me vdekje dhe të varet Klodian Çalamani

Familjarët e Mateo Vasiut kanë bërë thirrje për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit. Ato kanë lënë një afat 3 ditor dhe më pas që t'ia dorëzojnë firmat kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

" Marr shkas nga deklarata që ka bërë kryeministri Edi Rama, në momentin që ne përcillnim Mateon që thotë se nuk bëhet dënimi me vdekje, ne kemi bërë një peticion me shkrimit kur kërkojnë dënimin me vdekje dhe varjen e Klodian Calamanit, kërkojmë që të mblidhen të gjithë qytetarët, secili qytet mund të mblidhet në orën 2 sot dhe brenda minimumi 3 ditësh të mbledhim firma dhe t'i kërkojmë Ramës dhe Kuvendit, thirrja është në orën 2 të mblidhen në çdo shesh dhe ne do të lëshojmë një numër telefoni ku të dërgohen firmat dhe të bëhemi bashkë", tha halla e Mateo Vasiut.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Mateos, Klodian Çalamani izolohet në burgun e Vlorës nga frika e një sulmi në atë të Fierit! Tensione gjatë seancës gjyqësore, familjarët: Të varet, t'i marrim hakun çunit


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës