Hallet e qytetarëve/ Rama: Portali i bashkëqeverisjes ju gjen mikun për ministrat

Tirane- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon sot në Kryeministri një takim në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, e vetmja sipas tij, që i jep zgjidhje halleve të qytetarëve.

I pari i qeverisë iu bëri thirrje edhe mësuesve që të përdorin portalin për të denoncuar ata drejtorë shkollash të korruptuar që kërkojnë para për një vend pune.

“Kemi drejtues shkollash të shkëlqyer por edhe të korruptuar e të paaftë që mund ti identifikojmë  sëbashku. Janë një pjesë që duhen larguar një orë e më parë nga drejtimi i shkollave”

Kryeministri Edi Rama

Pas thirrjes së tij, diskutimet vijuan me bërjen publike të rasteve të qytetarëve që kishin gjetur zgjidhje përmes portalit. Një prej tyre ishte Abaz Kojnozi të cilit nuk i ishin njohur 11 vite sigurime, kur punonte si agronom.

“11 vite punë nuk mu njohën nga sigurimet shoqërore. Isha i detyruar, kisha shumë besim tek qeveria. Më kthyen përgjigje shumë shpejt jam shumë i kënaqur, këtu shihet që ato që qeveria thotë bëhen realitet”

Qytetari Abaz Kojnozi

Sipas Ramës, platforma është e vetmja mënyrë që kanë qytetarët e thjeshtë për të gjetur mikun që të ndërhyn direkt tek ministri.

Platforma të gjen mikun edhe sikur të jesh në fund të botës, në pikën ku ke mbetur vetëm dhe askush nuk të kthen sytë, jo mik dosido por mik direkt ministrin, titullarin më të lartë të institucionit përmes grave, burrave që punojnë për platformën, që janë më të pakorruptueshmit.

Kryeminstri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzim: 08/02/2021 20:40

    Z. Kryeministr kemi nje problem me nje ish shokun ton qe esht polic ekemi ndimuar me lek burxh dhe nuk na I kthen jemi ankuar cdo vend nuk gjejm rrugzgjedhje ne prokurori e ka pranuar qe na ka lekt borxh po nuk I jep

    Përgjigju
  • Dhurata: 07/05/2019 23:30

    Z.Kryeminister jam nje qytetre nga qyteti i Shkodres.Burri im ka pesuar nje aksident rrugor sepse ai ka qene polic rrugor ne krye te detyres ne vitin 2007.Prej aksidentit bashkeshorti im perfundon ne koma prej 5 muajsh.Pasi del nga koma ai nuk njihte askend.Jam marrur shume vite pas shendetit te tij me forcat e familjes time pa as nje lloj ndihme nga shteti perveq nje kempi.Jam drejtua emisjonit ''STOP''per rastin e bashkeshortit tim.Ai me drejtoi tek kryetari i sendikatave Sadetin Fishta i cili me lidhi me nje avokat qe here pas here me duhet ta kontrolloj une per punen e tij.Deri tani nuk jam e kenaqur per ndihmen e tyre.Dosja e bashkeshortit tim eshte ne gjykaten e larte per arsye se nuk e kam kerkuar ne kohe demshperblimin ku une per kete arsye une jam marrur me shendetin e bashkeshortit tim i cili vuan nga Epilepsia dhe gjymtyre te thuera.Mjekimet dhe vizitat ne spital jane me qmime te larta ku une keto te ardhura i kam veq nga nje ke kemp i bashkeshortit tim.Gjykata ka vendosur qe Astriti te kete nje kujdestare e cila jam une bashkeshortja.Kerkoj nga ju qe te me ndihmoni qe une te marr demshpeblimin e bashkeshortit tim i cili ka rene ne krye te detyres me pasoja te renda.Shpresoj qe te me ndihmoni per problemin e madh qe nuk kam arritur gjithe keto vite ta zgjidh dhe familja ime po vuan nga kjo fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Xhiko Hitaj: 28/02/2019 10:56

    Z.Kryeminister! Jam nje qytetare nga Saranda lagja nr 4 Koder pallati nr 9. Nene e nje femije Tetraplegjik , me eshte bere nje padrejtesi ne perllogaritjen e pensionit fillestar , kam punuar ne arsim 30 vjet ,kam dal ne pension ne shtator te vitit 94 dhe trajtohem me nje pension shume te ulet 15.700leke .Nuk kam perfituar nga VKM 409 date 01.06.2016 dhe arsyen nuk po e kuptoj. Kerkoj te me jepet nje zgjidhje sa me shpejt. Me respekt Xhiko Hitaj!

    Përgjigju
  • Xhiko Hitaj: 28/02/2019 10:54

    Z.Kryeminister! Jam nje qytetare nga Saranda nene e nje femije Tetraplegjik , me eshte bere nje padrejtesi ne perllogaritjen e pensionit fillestar , kam punuar ne arsim 30 vjet ,kam dal ne pension ne shtator te vitit 94 dhe trajtohem me nje pension shume te ulet 15.700leke .Nuk kam perfituar nga VKM 409 date 01.06.2016 dhe arsyen nuk po e kuptoj. Kerkoj te me jepet nje zgjidhje sa me shpejt. Me respekt Xhiko Hitaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë