Halli i madh i 'Rithemelimit'

Halli i madh i 'Rithemelimit'

Kuvendi i Shqipërisë

Shfaqja e shëmtuar e seancës plenare të kësaj së enjteje, është tregues i qartë i dështimit të grupimit të “Rithemelimit”.

Si frymëzues i metodave parapolitike, Sali Berisha për tridhjetë vjet me radhë ka marshuar drejt mashtrimit, nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, nga zhgënjimi në zhgënjim.

Ai ka arritur që të marrë dhe zaptojë institucione shtetërore në vitin ’98-të dhe sërish është detyruar të zbythet, sepse askush nuk pranon metoda të tilla.

Edhe më e papranueshme është kur sheh politikanë të rinj në moshë që kanë shumuar “berishizmin” brenda vetes së tyre dhe bëjnë gjithçka për t’i rënë në sy shefit plak, mbase ai vë dorën në zemër dhe lë testament për pasardhësin politik brenda grupimit.

(Gaboni, djema! Koha do t’ua qartësojë këto shpresa të vobekta).

Prishja e seancës plenare dhe hipja mbi karriget dhe tavolinat e sallës së Kuvendit, nuk tregojnë vetëm se pamundësinë e ofrimit të një alternative.

Ato vërtetojnë qëllimin e “Revolucionit”, që nisi për të marrë pushtetin dhe arriti të marrë vetëm karriget e një salle bosh dhe pa drita.

Grupimi i Sali Berishës dhe deputetëve që kanë humbur busullën duke ndjekur verbërisht një aventurier që nuk ka në jetë asgjë për të humbur si Gaz Bardhi, janë në hall të madh, sepse asnjëherë ata nuk u nisën nga synime të pastërta dhe të sinqerta, për të mirën e demokratëve, të qytetarëve shqiptarë dhe të Partisë Demokratike.

Pas fjalëve të hapura, ata fshehën veprime të mbyllura. Pas dukjes, bie në sy perdeja e hipokrizisë. Pas pastërtisë, ndotja kundërmon gjithandej. Pas interesit publik në dukje, qëllimi është miskiniteti i interesit vetjak.

Shfaqja e sotme nuk është e re. Ajo është më e vjetër se vetë e vjetra, më e dalë boje se çdo rrobë e tripsur dhe e vjetëruar.

Dhuna, shkatërrimi i seancave, madje deri te bojkoti i parlamentit, i zgjedhjeve etj., janë parë edhe më parë në politikën shqiptare dhe kanë rezultuar një hiç i madh me bisht.

Kjo krizë është në vazhdën e shfaqjeve që bëjnë sa herë takohen dhe hedhin në publik të atyre që thonë dhe mendojnë në mbledhjet e mbyllura.

Duke qenë se u ka mbaruar vaji i kandilit, u ka ngelur vetëm çekiçi në dorë.

Dhe si çdo i pashpresë që ka vetëm çekiçin në dorë, gjithçka që shohin u duket si gozhdë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shteti: 20/10/2023 00:47

    bejne keshtu qe te keijohet pershtypja qe shqiperia nuk behet qe te iki mileti ne emigrim dhe qeveris i behet mire se rriten remitancat

    Përgjigju
  • I. Lir: 19/10/2023 20:09

    Nje shoqeri ...edhe fare pak normale demokratike qe kjo e jona vazhdon te mos jeete,ka dy vlera sinjifikative qe i japin emrin demokratike. E qe jane mazhoranca qe ka pushtetin per qe qeverisur...dhe opozita qe eshte alternative e saj,pra qe ka program e rruge te ndryshme nga mazhoranca aktuale per te qeverisur. Epo ne te dyja pozicionet kane qene thuajse nga tre here gjate 33 vjeteve keta sygjarprinj e gjuhe helmes...e kane bere asgje me shume se kjo qe shohim e vuajme ne cdo dite...!!! Po si vazhdojne akoma te kerkojne....cfare mundet me te bejne me ato tru te mykur e te dhjamur nga makuteria e hajdutlliku i 33 viteve. Tre here ju dha mundesine ky popull(nga te cila 2 i vodhen) dhe ne care bene ??? E cuditshme. Perseri duan pushtet....po asnjehere nuk na treguan se çi bene trurit te tyre qe tani mundet te bejne ate qe duhet. Po edhe sikur te ket ndodhur ndonje mrekulli e ju eshte "zdruguar"ai pak tru qe kane...nje here duhet te thone pse nuk e bene tre heret qe e paten...e qe pastaj te thone pse kesaj rradhe do ta bejne.??? O cfare tallje qe i bejne ketij mileti.?!? Pasi ja prishen arsimin me vetedije te plote "sepse injorantin" mund ta sundosh shume lehte tani tallen me kete lojen e hajdutve kush e kap hajdutin...ta leshoje...qe ta kapi prape...e prape te leshoje. Gjejne pa bejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë