Halloween “braktiset” nga femrat Vip
Ajo që intrigon më shumë në gjithë botën dhe sidomos faqet rozë është fakti se si do të vishen Vip-at në këtë festë. Kemi parë ndër vite ide nga më të çmendurat e super të frikshme, ku në memorien tonë ka mbetur veshja e këngëtares Tuna si një infermiere
Ajo që intrigon më shumë në gjithë botën dhe sidomos faqet rozë është fakti se si do të vishen Vip-at në këtë festë. Kemi parë ndër vite ide nga më të çmendurat e super të frikshme, ku në memorien tonë ka mbetur veshja e këngëtares Tuna si një infermiere vampire. Por edhe shumë të tjerë janë maskuar bukur në këtë festë, kush i frikshëm e kush seksi. Sivjet personazhet duket se kanë qenë disi më të tërhequr nga euforia e kësaj nate shtrigash e vampirash. Të paktën nuk kemi parë vërshim të fotove si vitet e kaluara. Ose më mirë të themi nga femrat. Vajzat e njohura e të shumta të ekranit, prezantuese kanë qenë indiferente. Ndërsa shumë artistë meshkuj e kanë marrë më seriozisht festën dhe fotot e tyre kanë qenë vërtetë për tu pasur zili këtë vit. Julian Deda është maskuar si vampir dhe duket se e ka shijuar këtë rol, ndërsa nga femrat e njohura, prezantuesja dhe këngëtarja Eneda Tarifa qëndron në vend të parë. Nga fotot që kemi mundur të sigurojmë, konkluzionet për personazhin më të frikshëm dhe më interesant mund t’i nxirrni edhe vetë.
Dafina Zeiqri zhgënjen, bëhet si Nicki MinajDafina Zeqiri këtë Halloween ka ardhur si këngëtaret e njohura amerikane, Nicki Minaj dhe Rihanna. Me këtë look, sigurisht që këngëtarja nuk ka mundur të trembë asnjë të gjallë, e jo më shpirtrat e të vdekurve. Gjithsesi mund të themi se ia ka dalë të jetë seksi. Pritshmëritë për Dafinën kanë qenë më të larta këtë vit, duke pasur parasysh edhe karakterin e saj kontrovers. Mund të themi se na ka zhgënjyer disi. Prisnim më shumë prej teje Dafi!
Të frikshmit e Rockstock, Eneda i mund të gjithëNë Rockstok është festuar një natë me të vërtetë e frikshme. Në këtë lokal ku këndojnë emra të njohur si Elton Deda, Eneda Tarifa, etj festa ka ardhur me gjithë tmerrin e saj. Komentet janë të tepërta duke parë fotot që personazhet e njohur kanë bërë në këtë vend, ku edhe muzika i është përshtatur natës së largimit të shpirtrave të këqinj. Ama mund të themi se Eneda i ka mundur të gjithë. Fotoja e saj, deri tani mbetet më e veçanta dhe më e frikshmja, ku ajo shihet duke mbajtur një kokë të prerë në dorë. Në këtë ambjent kanë kaluar natën edhe personazhe të tjerë të njohur. Albana Osmani, ka zgjedhur që në këtë Halloween të jetë së bashku me shoqen e saj Enedën dhe ka vendosur një kapele shtrige në kokë sa për të respektuar festën! Mund të themi se Albana edhe për këtë natë horrori ka mbetur joshëse dhe seksi!
Lepurushe si ÇiljetaMami seksi, Çiljeta këtë vit është bërë si një lepurushe. Mëmësia e ka ndryshuar shumë Çilin, të cilën tashmë as për Halloween, nuk e shohim pakëz më ekstravagante. Gjithsesi kjo maskë i shkon shumë këngëtares, me profilin si një nga femrat seks simbol shqiptare.
Julian Deda sfidon DrakulënAktori i njohur i humorit, Julian Deda është bërë një Drakula i vërtetë në këtë natë. Vështirë ta imagjinosh që Juli të të tremb, e mos të të bëj të qeshësh, po ja që në ditë si kjo duhet dalë pak nga vetja. Zgjedhje vërtetë e frikshme për një aktor humori!
Dren Abazi, i frikshëm dhe seksiS’ka si të ndodh ndryshe me këngëtarin e preferuar të femrave, Dren Abazi. Mbetet gjithmonë seksi edhe në netë të frikshme, si nata e Halloween.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
19/5
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
77.1%
-
Jo
17.2%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56
-
'PD-ja duhet të ndryshojë kreun!', DW jehonë deklaratës së zëdhënësit të CDU, Gunther Krichbaum!
8 Tetor, 19:47
-
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Tetor, 19:38
-
Dritan Hila: Agonia e një partie!
8 Tetor, 19:34
-
Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë
8 Tetor, 19:34
-
U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli
8 Tetor, 19:32
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët
8 Tetor, 19:20
-
E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani
8 Tetor, 19:12
-
Habjon Hasani: Me Amerikën
8 Tetor, 19:07
-
Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS
8 Tetor, 19:00