Përbërësit:
- 400 ml ujë
- 200 gr sheqer
- 150 gr gjalpë
- 100 ml vaj misri
- 200 gr miell misri
- 2 lugë miell gruri
- Arra të grira
Përgatitja:
Përgatisim shërbetin me ujin dhe sheqerin që e vendosim të ziejë. Ndërkohë me gjalpin dhe vajin skuqim miellin e misrit dhe pak gruri sa të marrë ngjyrë kafe. Pasi është gati, shtojmë shërbetin pak e nga pak duke e përzier vazhdimisht dhe shumë shpejt. Vazhdojmë ta trazojmë në zjarr të ngadaltë, dhe në momentin që masa shkëputet nga tigani, atëherë është gati. I japim formën sipas deshirës, shtojmë arra dhe hallva është gati.
Komente











