Ne histori dashurie e pazakontë, gruaja në SHBA martohet me burrin që u dënua me burg për vrasjen e vëllait të saj

Ne histori dashurie e pazakontë, gruaja në SHBA martohet me burrin që u dënua me burg për vrasjen e vëllait të saj

Çifti që u martua

SHBA- Një histori e pazakontë dashurie ka lindur pas një letre edhe më të pazakontë të dërguar në qelinë e një burgu në SHBA “Të kam falur...”.

Këto ishin fjalët që i drejtoi Crystal Strauss një grua nga Ohio, personit që u dënua me 32 vite me burg për vrasjen e vëllait të saj.

John Tiedjen, burri i cili vuajti dënimin për vrasjen e vëllait të saj në vitet 80’, dhe po qëndron në arrest shtëpie në pritje të rigjykimit të çështjes, i ktheu letrën duke i thënë “Nuk e kam vrarë unë”, e më pas lindi dashuria që edhe u kurorëzua.

Tiedjen është liruar nga burgu më 22 korrik, pasi u vendosë se çështja do të rigjykohej në mungesë të disa të dhënave nga policia.

Gruaja u shpreh për mediat lokale, se dashuria e tyre do të jetë një sfidë të cilën do të kalojnë së bashku, derisa i dashuri i saj të shpallet i pafajshëm.

“Kjo nuk është një përrallë, por një histori e vërtet dashurie”, tha ajo.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?