Përbërësit:
- 200 ml qumësht
- 300 ml ujë
- 2 gota sheqer
- 2 gota miell
- 120 gr gjalpë
- 2–3 lugë gjelle vaj
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosni qumështin, ujin dhe sheqerin. Lërini në zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht (të krijohet sherbeti). Në një enë tjetër kaurdisni miellin me gjalpin dhe vajin në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht që të mos digjet. Kur mielli të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të mirë, shtoni gradualisht sherbetin e ngrohtë duke e përzier energjikisht. Vazhdoni gatimin derisa masa të trashet dhe të shkëputet lehtë nga anët e enës. Shërbejeni të ngrohtë ose në temperaturë ambienti.
Komente












