Hamasi akuzoi sot presidentin palestinez Mahmud Abbas se po shpërbën bashkimin palestinez dhe se po mban qëndrime që i shërbejnë interesit Izraelit.

Tre muaj pas formimit të një qeverie të bashkimit kombëtar e përbërë nga personalitete të pavarura të pranuara si nga Hamasi edhe nga Organizata për Lirimin e Palestinës (OLP) që përkrah autoritetin palestinez.
Presidneti i kësaj të fundit, Mahmoud Abbas, akuzoi lëvizjen islamike se po mban në Gaza një qeveri paralele që refuzon të dorëzojë pushtetin e marrë me forcë në vitin 2007. Hamasi përgënjeshtron duke i cilësouar këto si akuza të pabaza.

"Kërcënimet e Abbas-it për t'i dhënë fund partneritetit me Hamasin janë një zhgënjim që shpërbën bashkimin dhe realizon dëshirat e amerikanëve dhe izraelitëve", u përgjigj Fawzi Barhoum, një zëdhënës i lëvizjes islamike, Hamas.

Që prej përfundimit të konfliktit kundrejt Izraelit që shkatërroi Gazën gjatë verës, përçarjet palestineze u rishfaqën, duke kërcnuar shpërbërjen e qeverisë së bashkimit dhe duke rritur mundësinë e një lufte të re vëllavrasëse./ATSH/