Hamasi dhe Izraeli e konfirmojnë, forcat e tyre u përleshën në Gaza të dielën

Hamasi dhe Izraeli e konfirmojnë, forcat e tyre u përleshën në Gaza të dielën

1697729233_hama.jpg

Forcat ushtarake të Hamasit u përplasën me forcat ushtarake izraelite që depërtuan në Rripin e Gazës të dielën, sipas brigadave të krahut të armatosur të grupit palestinez Qassam.

Grupi tha se infiltrimi ndodhi në lindje të Khan Younis në rajonin jugor të Gazës, raporton Al Jazeera.

“Luftëtarët u përplasën me forcën infiltruese, duke shkatërruar dy buldozerë dhe një tank dhe e detyruan forcën të tërhiqej, përpara se të ktheheshin të sigurt në bazë”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite ka konfirmuar gjithashtu se një ushtar u vra dhe tre u plagosën në sulmin në Gaza të dielën, duke shtuar se qëllimi ishte gjetja e robërve të mbajtur nga Hamasi.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari