
Ushtarët e Hamasit
Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf Al-Qudra, në Telegramin e Hamas Health, përmes një postimi në Telegram u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda spitali al-Shifa.
"Brenda kompleksit Shifa ka 1,500 anëtarë të personelit mjekësor dhe rreth 7,000 njerëz të zhvendosur. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar pacientët brenda Kompleksit Shifa", shkroi zëdhënësi i ministrisë në Telegramin e Hamas Health, Ashraf Al-Qudra.
Mesazhi u publikua rreth tre orë para fillimit të operacionit ushtarak të ushtrisë izraelite në objekt. Sipas stafit mjekësor, rreth 650 pacientë janë ende të shtruar në spital, raporton Al Jazeera.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lideri Iranian drejtuar Hamasit: Ne nuk do hyjmë në luftë për ju! Shaktërrohet parlamenti i Gazës! Mediat: Bllokim për marrëveshjen e pengjeve








