1761998968_kerkimeperpengjet.JPG

Brigadat Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, kanë deklaruar se synojnë të rikuperojnë së bashku trupat e 11 pengjeve që kanë mbetur në Gaza, por kanë nevojë për ndihmë.
“Brigadat u kërkojnë ndërmjetësve dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të sigurojnë dhe të përgatisin pajisjet e nevojshme për të rikuperuar të gjitha trupat njëherësh,” – thuhet në deklaratën e grupit.

Por jo vetëm kaq. Për të përfunduar kërkimet, është e nevojshme të kalohet përtej “Vijës së Verdhe”, në atë 53% të territorit të Gazës që ndodhet nën kontrollin ushtarak izraelit. Sa i përket mbetjeve të tre trupave të dorëzuar dje, Hamasi ka përsëritur se kishte njoftuar më parë se nuk dinte kujt i përkisnin.

“Ne propozuam të dorëzonim tre mostra trupash të paidentifikuar, por armiku refuzoi t’i pranonte dhe kërkoi trupat e plotë për analizë. Ne vazhduam me dorëzimin për të parandaluar pretendime të ardhshme nga Izraeli,” – thuhet më tej në komunikatë.


Lajmi kryesor:

Gaza/ Izraeli: Tre trupat e fundit të dorëzuar nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve! Kamioni me ndihma u plaçkit