Hamasi: Fjalët e Netanjahut për ‘sulm në Rafah’, minojnë negociatat! Houthi lëshon raketa drejt anijes tregtare që po largohej nga Italia: S’ka dëme

Hamasi: Fjalët e Netanjahut për ‘sulm në Rafah’, minojnë negociatat! Houthi lëshon raketa drejt anijes tregtare që po largohej nga Italia: S’ka dëme

Hamasi thotë se fjalët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një sulm të afërt në Rafah ‘ngrenë pikëpyetje rreth qëllimit të rifillimit të negociatave’.

“Suksesi i çdo negociate varet nga fundi i agresionit”, tha Sami Abu Zahry, zëdhënës i lëvizjes islamike palestineze, për transmetuesin arab Al Jazeera.

Kërkesat e Hamasit "janë të qarta: t'i jepet fund agresionit kundër popullit tonë", shtoi Zahry.

Ndërkohë një raketë balistike kundër anijeve u lëshua nga një zonë e kontrolluar nga Houthi në Jemen drejt Gjirit të Adenit, drejt një anije tregtare që po largohej nga Italia

Kështu deklaroi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom), duke saktësuar se nuk raportohet për dëme apo lëndime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Media: ‘Izraeli po bëhet gati për të sulmuar infrastrukturën e Iranit’

Një zyrtar i sigurisë perëndimore tha për faqen e internetit Elaph News në gjuhën arabe me bazë në Londër se gjatë ditëve të fundit Izraeli ka zhvilluar stërvitje ushtarake ajrore.

Këto stërvitje përfshijnë përgatitjen për të sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe infrastrukturat tjera kryesore.

Zyrtari shtoi se Izraeli do të godasë objektivat në Iran nëse ky i fundit do të përgjigjet ndaj sulmit të nisur javën e kaluar ndaj konsullatës iraniane në Damask, Siri.

 

Ora 11:03
Inteligjenca amerikane: Nuk do të ketë sulm direkt ndaj Izraelit, Irani do të godasë përmes aleatëve

Është e pamundur që Irani të sulmojë drejtpërdrejt Izraelin: Teherani po e inkurajon në fakt grupet që mbështet për të nisur sulme hakmarrjeje.

Kështu e pohojnë burime të inteligjencës amerikane të cituara nga Cnn, sipas të cilave Teherani nuk synon një eskalim të rëndësishëm të situatës dhe është i shqetësuar nga përgjigjet e mundshme amerikane ose izraeliane ndaj sulmeve të tij.

Irani, sipas atij që raporton Times of Israel duke cituar mediumin, po inkurajon "proxy"-t e tij për të nisur sulme me raketë dhe dronë në shkallë të gjerë kundër Izraelit në ditët në vijim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim