Hamasi lëshon 150 raketa drejt Izraelit, ndizen sirenat e alarmit edhe në Tel Aviv! Bilanci i viktimave rritet me 232 të vrarë

Hamasi lëshon 150 raketa drejt Izraelit, ndizen sirenat e alarmit edhe në Tel Aviv! Bilanci i viktimave rritet me 232 të vrarë

1696702051_raketa.jpeg

Në përgjigje të bombardimeve të kullës në qendër të Gazas, militantët e Hamasit kanë vijuar sulmin me raketa në Izrael duke goditur drejtpërdrejt shumë vende brenda Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom (MDA).

“Në përgjigje të bombardimeve të kullave në qendër të Gazës  Hamasi ka vijuar sulmin me raketa. 150 në #TelAviv thuhet në deklaratën e Hamasit

Sirenat e alarmit kanë rënë kudo në Tel Aviv dhe në zonat qëndrore të Izraelit ndërsa janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe qielli flakërin nga sulmet me raketa.

Ndërkohë autoritetet e shëndetësisë flasin për 232 izraelë të vrarë dhe mbi 1100 të plagosur. Ndërkohë në Gaza autoritetet flasin për 200 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 1600 të plagosur.


Lajmi kryesor:

Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen