
Hamasi ka marrë përgjegjësinë për dy raketat e lëshuara të enjten, që synonin zonën e Tel Avivit.
“Brigadat al-Qassam kanë rifilluar bombardimet e Tel Avivit në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhej në një deklaratë, raporton Al Jazeera.
Të paktën tre persona u plagosën nga një raketë e goditur në një ndërtesë në Tel Aviv.
Sipas Shërbimit të Emergjencave të Izraelit, një 20-vjeçar është dërguar në spitalin Ichilov me lëndime të lehta në kokë dhe gjymtyrë, ndërsa ekipet e shpëtimit po japin ndihmën e parë për dy të plagosurit e tjerë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli bombardon Gazan me 100 avionë njëkohësisht! Hamasi përgjigjet me raketa: Tanket kanë hyrë në Rripin! Gaza pa telefon dhe internet (VIDEO)








