Një zyrtar i lartë i Hamasit Sami Abu Zuhri, tha sot se Hamasi kishte pranuar rezolutën e OKB-së për armëpushimin. Nga ana tjetër ai është shprehur se ishte gati të negocionte mbi detajet, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurojë që Izraeli t'i bindet asaj, raporton Reuters.
"Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli", tha Sami Abu Zuhri.
"Administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj në detyrimin e okupimit për t'i dhënë fund luftës menjëherë në një zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së," shton ai.
Ushtria izraelite publikon videon e lirimit të tre pengjeve izraelitë në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar videon e lirimit të 3 pengjeve izraelitë në Nuseirat, në qendër të Rripit të Gazës, më 8 qershor.
Në të njëjtin operacion u shpëtua edhe Noa Anrgaman dhe 25-vjeçari izraelit që u bë simboli i masakrës së 7 tetorit. Tre pengjet e tjera të liruara nga ushtria izraelite, Shlomi Ziv, Andrey Kozlov dhe Almog Meir, u kapën gjithashtu në festivalin Supernovës në shkretëtirën e Negevit në tetorin e vitit të kaluar.
Blinken: Angazhimi i Netanyahut për një armëpushim në Gaza
Foto: Antony Blinken
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka "riafirmuar angazhimin e tij" për një armëpushim të propozuar në Gaza, njoftoi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken një ditë pas takimit të tyre në Jerusalem.
"Unë u takova me kryeministrin Netanyahu mbrëmë dhe ai ripohoi angazhimin e tij ndaj propozimit," tha Blinken, duke shtuar se mirëpritja e Hamasit për një votim të Kombeve të Bashkuara mbi rezolutën e armëpushimit të hartuar nga shtetet e Bashkuara është një shenjë "shprese".