VIDEO/ Evakuohen 40 studentë shqiptarë në Tiranë, i largohen luftës nga Izraeli! Riatdhesimi pa pagesë nga 'Air Albania'! Ministria e Jashtme: Do të ketë sërish fluturime të posaçme

TIRANË-  Një avion i “Air Albania”, i linjës Tel Aviv-Tiranë ka evakuuar disa qytetarë shqiptarë nga Izraeli, pas nisjes së sulmeve nga militantët e Hamas. Avioni “Fishta” u nis nga aeroporti “Ben Gurion” i kryeqytetit izraelit në orën 16.00 me orën lokale dhe mbërriti në aeroportin e Rinasit pas orës 18.30. Report Tv ka mësuar së bëhet fjalë për rreth 40 studentë shqiptarë të cilët janë kthyer në Atdhe përmes ‘Air Albania’, e cila e ka kryer këtë shërbim pa asnjë pagesë.

Avioni ishte kontraktuar si charter nga një agjenci turistike izraelite për 180 turistë nga Izraeli që pas 10 ditësh qëndrimi në Shqipëri sot janë kthyer në vendin e tyre. Kthimi i avionit u përdor për të evakuuar 40 studentët e parë falas. Studentët kanë qenë edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael. Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

Ministria e Jashtme bën me dije se në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

'Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut.’- thuhet në njoftim.

Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga sulmet e dirigjuara nga militantët e Hamasit nga Palestina. Deri më tani janë mbi 700 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 413 palestinezë dhe 2300 të plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Media: Shqipëria evakuoi nga Izraeli edhe vajzën e ministrit kosovar! Xhelal Sveçla darkë në Tiranë me të bijën

Operacioni i parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.  

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme i thanë gazetës Tema se në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.  

Mes të evakuarve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, e cila ishte studente në Izrael. 

Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj, Ministri i Brendshëm i Kosovës. /Tema/
 

Ora 21:04
Evakuohen nga Izraeli 40 studentë shqiptarë, burime: U riatdhesuan pa pagesë nga ‘Air Albania’

1696792184_19.jpeg

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 40 shqiptarët e evakuuar janë studentë shqiptarë të cilët u riatdhesuan pa pagesë nga ‘Air Albania’.

Avioni ishte kontaktuar nga një agjenci turistike për 180 turistë izraelitë që pas 10 ditësh qëndrimi në Shqipëri sot janë kthyer në Izrael. Kthimi u përdoru për të evakuuar 40 studentët të parë me kërkesë nga ambasada.

Ora 20:39
VIDEO/ Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme: Vjen avioni i parë me 40 shqiptarët e parë të evakuuar

 

Ministra e Jashtme ka reaguar për evakuimin e 40 shqiptarëve që jetonin në Tel Aviv drejt Tiranës. Ministria sqaron se do të ketë sërish fluturime të posaçme në Tel Aviv.

‘Sot në mbrëmje ka mbërritur avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës. Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë. Pasagjeratë janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.’- thuhet në reagimin e ministrisë.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 08/10/2023 19:13

    Kjo lufte duket qe eshte deshiruar nga Lobi Izraelit,me qellim qe palestinezeve tu behet e qarte nje here e pergjithmone se nuk kane te ardhme veçse nen çadren izraelite dhe me kushtet e tyre. Kjo tashme eshte vendosur. Keqardhje per te vraret nga te dyja palet. Fatet e kesaj lufte jane vendosur dhe ne nje Konference Nderkombetare do ti behen te qarta publikut ne Lindjen e Mesme dhe ne mbare Botën.

    Përgjigju
    • Hajt mo: 08/10/2023 22:58

      Dora ruse. Ka coroditur sistemin mbrojtes izraelit. Zelensly e kapi situaten. Jemi krah Izraelit. Rusia do destabilitet ne Bote ne menyre qe mos vazhdoj me planin e saj ne Ukraine. Ne Kosove gjithashtu do lufte. Nuk ishte dora Vucicit ne sulmin ndaj policise Kosoves , por dora Putinit. Arme dhe ushtare ruse. Rusia po nxir vatrat historike te luftes qe te kete destabilitet.

    • Toni: 08/10/2023 21:18

      Kujt i plasi. Ne kemi hallet tona me Kosoven. Ne Azi ate pune kane.

    • Beni: 08/10/2023 21:15

      Po o Alfred cako po

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë