Çdo luftë e re është një humnerë e hapur për njerëzimin

Çdo luftë e re është një humnerë e hapur për njerëzimin

Noa, vajza izraelite e rrembyer nga Hamas

Pamjet e dy vajzave izraelite të rrëmbyera nga Hamas këto ditë sulmi në jug të Izraelit, janë domethënia se çdo luftë, çdo dhunë, çdo sulm, është një humnerë njerëzore që hapet mes nesh.

Njëra prej vajzave, në pamjet e mbulura nga CNN, ka vetëm një sandale në këmbë, pantallona të përgjakura dhe bluzë të zezë. Ushtarët e Hamas e nxjerrin nga bagazhi i një makine fuoristradë, ushtarake, për ta kaluar në sedilet e pasme. Nuk dimë asgjë për atë vajzë, por pikërisht mbulimi i fytyrës na bën që t’i japim asaj fytyrën tonë, fytyrën e gjithë vajzave, motrave, nënave, shoqeve që njohim.

Vajza e dytë, quhet Noa, ushtarët e Hamas e shkëpusin nga bashkëshorti dhe e rrëmbejnë me një motor. I shoqi ecën në këmbë i kapur nga krahu nga të tjerë ushtarë të Hamas. Dhimbja që shkëmbehet nga sytë e Noas drejt bashkëshortit, është dhimbja që përmban gjithë çmendurinë shekullore të atyre njerëzve që nuk duan ta kuptojnë se në një luftë do të paguajnë më të dobëtit, më të pambrojturit, më të brishtët.

Këto pamje do t’i shohim dhe si kundërpërgjigje, do t’i shohim siç i kemi parë dhe me vajza, gra, motra, shoqe palestineze. Nuk kemi parë një politikan, një terrorist, një luftëdashës në vend të tyre. Siç i pamë në Ukrainë, siç kërkojnë t’i prodhojnë dhe riprodhojnë në Kosovën tonë.

Nuk janë shumë njerëzit që e duan luftën, madje, me siguri ata janë fare pak. Po ata përfitojnë nga mosvendosja jonë totale, globale dhe Universale për të bërë përgjithmonë të paligjshme, të papranueshme dhe të parealizueshme një luftë, kudo që ajo kërkon të dalë.

Janë orë të dhimbshme në jug të Izraelit, në Gaza, në Ukrainë. Me globalizmimin, me rrjetet sociale, me gazetarët në linjë ta parë të konflikteve, çnjerëzorja është në shtëpitë e të gjithëve. Po si nuk e gjejmë kurajon, logjikë, dëshirën, dashurinë, për të bërë njerëz të ngjashëm me ne që të ulin e të hedhin përgjithmonë armët!

a.m./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja