1701435764_lil.jpg

Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftuan përmes një postimi në Telegram se kishin sulmuar me raketa qytetet Ashkelon, Sderot dhe Beersheba, të cilat ndodhen në jug të Izraelit, raporton Al Jazeera.

Grupi terrorist tha se sulmi ishte "në përgjigje të shënjestrimin e civilëve". 

Dega ushtarake e një grupi tjetër të armatosur me bazë në Gaza, Xhihadi Islamik Palestinez, tha se shënjestroi qytete dhe qyteza pranë kufirit të Gazës më herët gjatë ditës, pasi armëpushimi midis palëve përfundoi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Përfundon armëpushimi 7-ditor, rinisin luftimet Izrael-Hamas! Shëndetësia palestineze: Mbi 100 të vrarë nga sulmet në Gaza