Hamasi u bën thirrje muslimanëve për protesta masive në hapjen e kalimit në Rafah

Hamasi u bën thirrje muslimanëve për protesta masive në hapjen e kalimit në Rafah

1697823199_hamqa.jpg

Hamasi u bëri thirrje muslimanëve në Izrael, Bregun Perëndimor dhe në mbarë botën të premten dhe të dielën që të marrin pjesë në protesta masive për të kërkuar hapjen e kalimit në Rafah.

Këtë e raporton Times of Israel, duke cituar një deklaratë nga vetë Hamasi.

“I bëjmë thirrje popullit tonë në mbarë atdheun dhe jashtë tij, si dhe të gjithë anëtarët e kombit arab dhe islam, si dhe njerëzit e lirë të botës, që në ditët në vijim të intensifikojnë mobilizimin popullor dhe të demonstrojnë aktivisht të premten dhe të dielën nën slogani ‘Hape kalimin Rafah dhe ‘Ndal luftën gjenocidale në Gaza", shkruhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare