“Ne në Hamas po vajtojmë për humbjen e Ayatollah Ali Khameneit. Ai ka ofruar çdo formë mbështetjeje politike, diplomatike dhe ushtarake për popullin tonë, për kauzën tonë dhe për rezistencën tonë”, deklaroi lëvizja islamiste palestineze në një njoftim. “Shtetet e Bashkuara dhe qeveria fashiste e pushtimit mbajnë përgjegjësinë e plotë për këtë agresion të hapur dhe për këtë krim të tmerrshëm kundër sovranitetit të Republikës Islamike të Iranit, si dhe për pasojat e tij të rënda mbi sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, thotë më tej.
Ndërkohë Iraku ka shpallur tri ditë zie pas vdekjes së Khameneit. Zëdhënësi i qeverisë, Bassem al-Awadi, deklaroi në një njoftim se: “Me dhimbje të thellë, shprehim ngushëllimet tona për popullin fisnik iranian dhe për të gjithë botën myslimane” pas vrasjes së Khameneit në “një akt të hapur agresioni”.
Lajmi kryesor:
Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Putin: Ngushëllime, shkelje e së drejtës! Shënjestrohet televizioni iranian





