/ATSH-DPA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shërbimeve sekrete evropiane, pas një serie sulmesh terroriste në Francë.Ajo theksoi se kjo gjë mund të shtyhej edhe përtej kufijve të Bashkimit Evropian.Ministrat e Brendshëm evropianë do të takohen nesër në Paris së bashku me homologun e tyre amerikan, Eric Holder lidhur me mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit.Merkel, e cila do të marrë pjesë edhe në manifestimin në Paris për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste, tha se, edhe pse shërbimet gjermane të sigurisë e bënin mirë punën e tyre, kishte ende hapësira për përmirësim."Kemi nevoja të vazhdueshme për përmirësim", deklaroi Merkel në Hamburg.
/Shqiptarja.com











