Në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF-ja është dhënë edhe çmimi “Lojtari i vitit 2016”, të cilin  e ka marrë lojtari i Skënderbeut, Hamdi Salihi.

Lojtari është zgjedhur si fitues i çmimit nga votat e trajnerëve dhe kapitenëve të të gjitha ekipeve të Kategorisë Superiore.

Faleminderit për vlerësimin, është diçka jashtëzakonisht e madhe që fitoj këtë trofe në këtë vit, i cili ndoshta ishte  viti më i mirë i futbollit shqiptar”, është shprehur Salihi.

Në marrjen e çmimit, atij i është dorëzuar edhe një çek prej 200 mijë lekësh nga ana e FSHF-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com