Hamdi Salihi kthehet në Austri
dhuron gol spektakolar në debutim

Hamdi Salihi kthehet në Austri<br />dhuron gol spektakolar në debutim
Sulmuesi Hmadi Salihi e ka rinisur me këmbë të mbarë aventurën austriake me fanellën e Viener Nojshtad, ekip që militon në kategorinë e dytë të futbollit austriak.

Ish-bomberi i Vllaznisë, Tiranës, SV Ried dhe Rapid Wien-ës ka gjetur menjëherë golin në sfidën ndaj BW Linz në javën e dytë të kategorisë austriake të futbollit.

Salihi goditi menjëherë me kokë topin e ardhur nga krosimi i gjatë në hyrje të zonës kundërshtare duke e kaluar topin mbi portierin rival.

Goli shënua në minutën e 33-të.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes u mbyll me shifrat 4-0 në favor të ekipit të shkodranit.

Salihi u largua pas dy vitesh nga ekipi i Skënderbeut.

Në Austri ai ka luajtur me ekipet e SV Ried në vitet 2007-2009 ku shënoi 34 gola në 82 aktivizime dhe me ekipin e Rapid Wien ku për 3 vite regjistroi 36 gola në 67 ndeshje.

Ai është shpallur dy herë "Golashënuesi më i mirë i Kampionatit të Superligës" (2005-2006) me Tiranën dhe (2015-2016) me Skënderbeun.

Ai ka përfaqësuar ngjyrat Kuqezi të Kombëtarës sonë në 50 takime ndërkombëtare ku ka shënuar 11 gola.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë