Hamilton dhe Vettel, optimistë për
kampionatin dhe Hungaroring-un
Piloti i Mercedez Benz, Lewis Hamilton shprehet i kënaqur me gjendjen e makinës. Fitorja në shtëpinë e tij Silverstone i ka mundësuar anglezit rihapjen e luftës për titull kampion me rivalin gjerman 4 herë kampion bote, Sebastian Vettel.
Piloti i Mercedez Benz, Lewis Hamilton shprehet i kënaqur me gjendjen e makinës. Fitorja në shtëpinë e tij Silverstone i ka mundësuar anglezit rihapjen e luftës për titull kampion me rivalin gjerman 4 herë kampion bote Sebastian Vettel.
˝Mendoj se ne po tregojmë që jemi skuderia më e mirë. Është kryer një punë mbresëlënëse nga stafi teknik dhe për më tepër nuk kemi kryer ndërhyrje shtesë në makinë. Garën e fundit nuk ndërhymë në aspektin teknik te makina kështu që kemi qenë të aftë të shpërthejmë dhe kemi mësuar akoma më tepër rreth avantazheve të makinës sonë. Po kuptojmë akoma më mirë përgjgijen e gomave në pistë dhe se si të shtrytëzojmë të gjithë kapacitetin aerodinamik të këtij modeli makine ˝, u shpreh Hamilton për Sky Sports.
Lideri aktual i kampionatit të Formule 1, ferraristi Sebastian Vettel ka qëndruar me këmbë në tokë.
Italianët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë në Silverstone.
Ferrari ka humbur avantazhin në garën e Konstruktorëve duke u larguar me 55 pikë nga Mercedez Benz që drejtohet nga Hamilton dhe Valteri Bottas.
˝Nuk po e sforcojmë veten më tepër. Në letër gara e Hungarisë duhet të jetë e favorshme për ne. E pëlqej pistën e saj. Gara e fundit para ndërprerjes së kampionatit në verë nuk ndryshon asgjë.
Ndihem pozitiv. E di që makina jonë është e mjaft e qëndrueshme dhe do të luftojmë për fitore ˝, u përgjigj gjermani i Ferrarit Vettel.
Valteri Bottas, shok skuadre me Lewis Hamilton e vlerëson garën e Hungarisë (ose Hungaroring) një test delikat për të gjitha skuadrat.
Ish-piloti i Formule 1, Max Chilton e konsideron bashkëpatriotin Hamilton një legjendë pasi siguroi fitoren e pestë në pistën e Silverstone.
˝Pista e Hungarisë ndryshon tërësisht nga pistat e tjera. Herën e fundit që ne po garonim me forcë shtytëse maksima;e ishte në Monaco dhe e dimë se si të përballemi me të, kështu që Hungaroring do të jetë një test i mirë për ne. Nëse pozicionohemi më lart në garë dhe jemi të shpejtë, gjërat do të marrin drejtimin për pjesën e mbetur të vitit ˝ , tha Chilton për F1 Report.
Hamilton dhe Vettel kanë treguar ˈmuskujt
ˈ gjatë këtij sezoni të F1.
Gjermani ka fituar tre gara dhe anglezi katër.
Diferenca në klasifikimin e pilotëve është vetëm 1 pikë, me Hamilton që ndjek Vettel.
Makinat e F1 do të zbresin këtë të Dielë në Hungari.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.7%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30