Hamilton: E kisha pritur këtë moment, Red Bullin s'e kalojmë dot
Lewis Hamilton me Mercedesin e tij
Pas një fillimi të vështirë të sezonit 2023 në Formula 1, ekipi i Mercedes filloi ndryshimet për një koncept tjetër kur prezantoi përmirësimet e modelit aktual W14 të makinës në Monaco. Makina e modifikuar më pas tregoi shenja përparimi të mirë në Spanjë dhe gjithashtu performoi mirë në garën e Kanadasë në një vend që nuk pritej të ishte mes pikave të tij të forta. Lewis Hamilton e bëri të qartë se ai kishte pritur për një kohë të gjatë për ndryshimin e filozofisë.
I pyetur nëse skuadra tani po shkon në drejtimin e duhur, Hamilton tha: "Po, më në fund! Ne sollëm shumë përmirësime vitin e kaluar dhe bëmë pak përparim. Ne zbuluam se me këtë gjeneratë makinash, shtimi i performancës nuk ishte i lehtë. Më në fund këtë vit, ne po fillojmë të bëjmë ndryshime në makinë që në fakt përmirësojnë makinën dhe nuk shtojnë më shumë shpejtësi", tha britaniku.
Përmirësimet e fundit e kanë ndihmuar Hamiltonin në shënimin e rezultateve të tij të para radhazi në podium këtë sezon, por shtatë herë kampioni i botës beson se ka akoma më shumë për të ardhur nga W14.
Lidhur me pritshmëritë për fundjavën në garën e Austrisë, ai tha: "Unë mendoj se pista është shumë e ngjashme me Barcelonën. Kështu që ne shpresojmë se mund të jemi relativisht konkurrues, mendoj se do të ishte shumë e ngjashme me vendin ku ishim javën e kaluar. Kështu që unë mendoj se Red Bull do të jetë përpara, ata gjithmonë shkojnë shumë mirë këtu. Unë thjesht shpresoj se ne mund të konkurrojmë me Ferrarin dhe Aston Martin", tha Hamilton.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4039
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formula 1/ Rekordet dhe shifrat e pabesueshme në sezonin 2024
3 Janar, 14:07
-
Lewis Hamilton s'e ka të lehtë, 32 komandat e timonit të Ferrarit që duhen mësuar përmendësh
29 Dhjetor 2024, 19:25
-
Schumacher, 11 vite jetë 'të pezulluar'
29 Dhjetor 2024, 18:52
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor 2024, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor 2024, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor 2024, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor 2024, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor 2024, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor 2024, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor 2024, 14:40