Hamilton fiton dhe vendos rekord në Angli, Vettel aksidenton Versttappen

Hamilton fiton dhe vendos rekord në Angli, Vettel aksidenton Versttappen

Lewis Hamilton ia ka dalë të triumfoi këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Britanisë. Në garën e zhvilluar në shtëpinë e anglezit, ekzaktësisht në pistën e Silverstone, Hamilton preu i pari vijën e finishit, duke rritur akoma më shumë distancën me shokun e skuadrës Bottas, i cili pavarësisht se u nis nga “pole position” e mbylli në vendin e dytë.

Në podium me dyshen e Mercedes u ngjit piloti i Ferrarit Charles Leclerc, i cili përtfitoi nga përplasja e shokut të skuadrës Vettel me pilotin e Red Bull Max Versttappen. Në xhiron e 38, Vettel nuk frenoi si duhet në fundin e një kthese, duke prekur me hundë Verstappen.Si pasojë e aksidentit Vettel u ndëshkua me 10 sekonda dhe në fund e mbylli garën në vendin  e 16, ndërsa Versttappen, fituesi i garës së fundit në Austri, u pozicjonua në vendin e 5.

Një detaj tjetër për t’u veçaura nga Çmimi i Madh i Anglis është se Hamilton triumfoi sot për herë të 10, më shumë se askush tjetër.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)