Ka qënë Lewis Hamilton me Mercedes, ai që e fitoi garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, të zhvilluar në pistën e Hockenheim.
Edhe pse u nis nga vendi i 14-të, britaniku ia doli që të triumfonte duke u rikthyer në krye të renditjes botërore, 17 pikë larg nga Vettel.
Ndërsa ky i fundit nuk e mbylli dot garën pas një aksidenti të pësuar në momentin kur ishte në vendin e parë.
Në podium u ngjitën edhe Valtteri Bottas me makinën Mercedes (i dyti) dhe Kimi Raikkonen me Ferrari (i treti). Pas një jave, do të zhvillohet gara e radhës në pistën e Hungarisë.
Komento