Hamilton ‘fluturon’ edhe në Francë, britaniku shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit

Hamilton ‘fluturon’ edhe në Francë, britaniku shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit

Lewis Hamilton po vijon me ritëm të frikshëm këtë sezon të formula 1. Piloti i “Mercedes” ka rezultuar tepër I shpejtë ditën e sotme duke fituar edhe Çmimin e Madh të Francës, ç’ka bëri që të shkëputet ndjeshëm nga kundërshtarët e tij.

Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i “Mercedes”, Valterri Bottas, i cili në xhiron e fundit rrezikoi të humbasë pozicionin për shkak të tentativave të Leclerc. Piloti i “Ferrari-t” e mbylli garën në të njëjtin pozicion që e nisi, ne vendin e tretë.

Ndërkohë piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili u nis nga vendi i 7 arriti që në fund të fitonte vetëm 2 pozicione. Kështu pas 8 garash Ferrari duket plotësisht i dorëzuar pasi të gjithë çmimet e mëdha janë fituar nga Mercedes, 6 nga Hamilton dhe 2 nga Bottas.

Më triumfin në ditën e sotme Hamilton kryeson garën për pilot me 187 pikë, 36 më shumë se Bottas i vendit të dytë dhe 76 më shumë se Vettel i vendit të tretë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona