Hamilton ‘fluturon’ në Kinë, britaniku i ‘Mercedes’ fiton garën jubilare të ‘Formula 1’

Hamilton ‘fluturon’ në Kinë, britaniku i ‘Mercedes’ fiton garën jubilare të ‘Formula 1’

‘Mercedes’ është i pandalshëm këtë sezon. Skuderia gjermane ia ka dalë të triumfojë edhe në Çmimin e Madh të Kinës, duke pozicionuar dy pilotët e saj në vendin e parë dhe të dytë. Është Hamilton ai që ka triumfuar këtë të dielë në Shangai, ndërsa menjëherë pas tij është renditur piloti tjetër i skuderisë ‘Mercedes’, Valteri Bottas.

Ndërkohë ashtu si në dy garat e para edhe në të tretën vijon të zhgënjejë “Ferrari”, pavarësisht se në Kinë Sebastian Vettel u ngjit në podium. Vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokëkuqes, Charles Leclerc, ndërsa në mes të dy makinave “Ferrari” e përfundoi garën Max Verstappen i “Red Bull”.

Një fitore kjo me kenaqësi të dyfishtë për Hamilton pasi Çmimi i Madh i Kinës ishte gara e 1000 në historinë e “Formula 1”. Ndërkohë piloti britanik ka marrë edhe krysimin e përgjithshëm për pilotë, ndërsa pas tij vjen shoku i skuadrës Valtteri Bottas.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale