Lewis Hamilton ka shkruar me gërma të arta emrin e tij në historinë e Formula 1 pasi sot britaniku është bërë piloti me më shumë fitore në historinë e automobilizmit. Me triumfin në Çmimin e Madh të Portugalisë piloti i Mercedes ka koleksionuar fitoren e 92 në karrierë, 1 më shumë se legjenda Michael Schumacer.
Përsa i përket garës Valteri Bottas u rendit në vendin e dytë, ndërsa Max Verstappen plotësoi podiumin. Përmirësim pati edhe për Ferrari-n, me Leclerc që u rendit i katërti, ndërsa Vettel përfundoi në vendin e 10.