Hamilton triumfon në Spanjë, ja aksidenti i frikshëm në start

Hamilton triumfon në Spanjë, ja aksidenti i frikshëm në start

Piloti britanik, Lewis Hamilton me Mercedes në garën e pestë të kampionatit të Formula 1

Piloti britanik Lewis Hamilton me Mercedes ka fituar garën e Çmimit të Madh në Barcelonë, në garën e pestë të kampionatit të Formula 1. Një fitore e lehtë për Hamilton, i cili është nisur i pari dhe ka përfunduar po i pari, duke mos rrezikuar për asnjë moment pozicionin e tij. 

Vettel, që është nisur nga vendi i tretë, ka fituar një pozicion në start. Në kthesën e tretë ishte Romain Grosjean ai që shkaktoi një kaos të vërtetë, duke vënë në rrezik jetën e homologëve të tij, teksa pasi ka humbur kontrollin, është rifutur në pistë, duke shkaktuar një përplasje me të paktën dy makina të tjera. 

Por strategjia e Ferrarit nu ka funksionuar, Raikkonen është tërhequr, ndërsa Vettel nuk ka shkuar më shumë se vend i katërt. Në vendin e dytë është renditur Bottas, ndërsa u treti Verstapen.

Pas Vettel, në vendin e pestë është renditur Riccardo dhe më pas Magnusen. Shkëputet kështu Hamilton në krye të renditjes, ndërsa edhe Mercedes merr kryesimin për konstruktorë, duke lënë pas Ferrarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare në SHBA, policia amerikane publikon fotot e autorit të dyshuar pa maskë

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare në SHBA, policia amerikane publikon fotot e autorit të dyshuar pa maskë