HAN I HOTIT - Tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin në natën e ndërrimit të viteve ka rezultuar e dështuar për 31 klandestine nga Siria, Eritrea dhe Mali.

Ata kishin zgjedhur piken e kalimit kufitar te Hanit te Hotit për të kryer këtë kalim, pikërisht në natën e ndërrimit të viteve pasi kishin menduar se mund të kalonin lehtësisht, por falë një operacioni të organizuar nga shërbimet e policisë kufitare tentativa e tyre ka dështuar.

Sipas njoftimit zyrtar të drejtorisë së policisë kufitare bëhët me dije se shërbimet e policisë kapen në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit 31 shtetas të vendeve të treta: si sirianë, eritreanë dhe malezë nga të cilët 20 ishin burra dhe 11 gra.

Sipas deshmive të dhëna pranë grupit hetimor 31klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, në qytetin e Gjirokastrës. Atje kishin gjetur një transportues, i cili u kishte marrë klandestinëve 9 300 euro, 300 euro për person, për ti sjellë deri në Hanin e Hotit.

Mirëpo tentativa e tyre ka rezultuar e deshtuar pasi janë zbuluar nga policia kufitare pikërisht në vendin e quajtur Gryka e Sheges. Transportimi i tyre është bërë nga shtetas shqiptarë, që e njohin mirë zonën dhe policia po punon për identifikimin e tyre e më pas arrestimin, që më pas të mund te çojë edhe në zbulimin e ndonje rrjeti të organizuar kriminal të qenieve njerezore.

Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se shqiptaret qe transportojne klandestinet deri ne veri jane te mirorganizuar prandaj policia ka nisur hetimet per zbardhjen dhe prangosjen e transportuesve.