“Ky ishte një nga kushtet që u përmbush tashmë. Por, mendoj se kushti parësor është sigurisht që ne duam të kemi më në fund zgjedhje të lira, të ndershme e korrekte në Shqipëri. Ky është parakusht, sepse ne kemi vëzhguar prej disa vitesh zgjedhjet e Shqipërisë e në të kaluarën gjithnjë ka pasur probleme, ndaj le të shpresojmë se këtë radhë nuk do të ketë”, tha ai.
STANO: “OK” PËR TRE LIGJET, KUJDES ME ZGJEDHJET
Komisioni Europian ka mirëpritur miratimin me konsensus nga Kuvendi të tre ligjeve në fushën e gjyqësorit dhe administratës publike si dhe reformën e procedurës parlamentare. Ishte ky reagimi i zëdhënësit të komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fule, Peter Stano. “Presim që këto ligje të hyjnë në fuqi
Ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara për integrimin e Shqipërisë në BE për të mirën e qytetarëve”, tha zëdhënësi Stano. Sipas tij, miratimi i këtyre tre ligjeve bashkë me masat e mëtejshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, janë jetike për një vendim të ardhshëm të Këshillit të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)